Suharekë: Konfiskohen katër traktorë me dru

Rreth orës 18:00, në fshatin Delloc, katër traktoristë që po drejtonin katër traktorë të ngarkuar me dru për djegie,pasi që kanë parë patrullën e policisë e cila u kishte prerë rrugën i kanë braktisur traktorët dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe më pas e ka informuar Agjencinë pyjore të Kosovës lidhur me sekuestrimin e traktorëve dhe ngarkesës e cila ishte rreth 13 metra kub dru.

Policia është në kërkim të personave të dyshuar por ende nuk janë gjetur ndërsa traktorët mbeten nën masën e sekuestrimit.

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit