19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Arrestohen katër hajna të shtëpive në Suharekë

Katër persona të dyshuar për vjedhje të shtëpive janë arrestuar në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se arrestimi i tyre është bërë pas një pune të gjatë hetimore të hetuesve të Stacionit Policor në Suharekë.

“Të arrestuarit në bashkëveprim, për një kohë të gjatë kanë thyer shtëpi banimi, kryesisht të bashkatdhetarëve që ndodhen në kurbet dhe nga aty kanë vjedhur gjësende të ndryshme, kryesisht të vlefshme”, njomi Berisha.

Fshatrat më të goditura nga ky grup hajdutësh kanë qenë: Dubrava, Savrova, Bukoshi, Mushtishti, Budakova, Sopia, Shiroka dhe Topliqani.

Pas intervistave me të dyshuarit, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që D. Gashi dhe Y. Gashi të ndalën nën masën e arrestit ndërsa dy të tjerë janë lënë të mbrohen në gjendje të lirë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Lajmet e Fundit