Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës kërkon ndihmë për 6-vjeçarin me leukemi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valmir Sylejmani, po kërkon ndihmën e miqve të tij për Arian Krasniqin, fëmiun 6-vjeçar të prekur nga leukemia.

Sylejmani që luan me Waldhof Mannheim në Gjermani, ka kërkuar t’i dilet në ndihmë fëmiut 6-vjeçar.

“Për fat të keq Ariani është prekur nga një sëmundje e vështirë, por për fat të mir Ariani ka m‘bas vete një popull me zemer humani, të bëhemi së bashku dhe t‘ia mundsojmë Arianit të arrij ëndërrat e veta me ndihmen e Allahut Inshallah”, ka shkruar Sylejmani në Facebook.

Për Krasniqin, ditën e djeshme trajneri Tahir Lushtaku dhuroi ndihmë financiare.

Arian Krasniqi është diagnostifikuar me leukemi akute limfoblastike, ndërsa ai mund të ndihmohet duke klikuar në këtë link.

Më Shumë

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit