Talebanët urdhërojnë pronarët e dyqaneve të heqin kokat e manekinëve

Talebanët kanë urdhëruar pronarët e dyqaneve në Afganistanin perëndimor që të heqin kokat e manekineve, duke këmbëngulur se figurat në përmasa reale shkelin ligjin islamik, sipas një raporti.

Një video që tregon burrat që këputnin me sharrë kokat plastike të manekineve të veshjeve për femra, janë bërë virale në mediet sociale, raportoi agjencia e lajmeve AFP të mërkurën.

Që kur u kthyen në pushtet në muajin gusht, talebanët kanë vendosur gjithnjë e më shumë interpretimin e tyre të ligjit islam, duke kufizuar ashpër liritë, veçanërisht ato të grave dhe vajzave.

“Ne i kemi urdhëruar shitësit të presin kokat e manekinëve pasi kjo është kundër ligjit (islamik) të Sheriatit”, citohet të ketë thënë Aziz Rahman, kreu i Ministrisë për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve në qytetin e Heratit. /Telegrafi/

 

 

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit