9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Të sapomartuarit kalojnë muajin e mjaltit duke luftuar për Ukrainën

Vetëm disa orë pas dasmës së tyre në ditën e parë të pushtimit rus, Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin iu bashkuan luftës për të mbrojtur vendin e tyre, shkruan CNN.

Çifti do të martohej në maj, por nxituan të martoheshin në Kiev javën e kaluar kur Rusia pushtoi vendin, përpara se t’i bashkoheshin rezistencës ukrainase.

Të veshur me xhaketa kamuflazhi dhe duke mbajtur një pushkë, çifti deklaruan se po kalonin muajin e tyre të mjaltit duke jetuar në një qytet të rrethuar dhe duke marrë armët për të luftuar kundër trupave ruse që pushtuan atdheun e tyre.

“Është e vështirë të kuptohet, ky realitet i ri që kemi,” tha Arieva, e cila është nga Kievi.
Ajo tha se është dita e parë e pranverës dhe zakonisht njerëzit do të mbjellin luledielli – lulen kombëtare të Ukrainës – në vend të kësaj, ata do t’i rezistojnë sulmit të Rusisë.

“Askush këtu nuk thotë se do të humbasim, apo është duke qarë. Të gjithë këtu besojnë se do të fitojmë. Është e gjitha vetëm një çështje kohe. Pra, jam shumë e lumtur që shoh këtë numër të madh njerëzish, të cilët janë vërtet të gatshëm për të luftuar. Duke qenë gati të vrasin për tokën e tyre. Duke mos pasur asnjë dyshim për fitoren tonë në këtë luftë”, tha ajo.

Burri i saj, Fursin, ka lindur në qytetin perëndimor të Lviv dhe tha se “njerëzit e tij duan të jenë gjithmonë të lirë. Këta njerëz janë gati të luftojnë për lirinë e tyre.”

Duke shkuar në misione luftarake, ai është i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij – gruas, prindërve dhe motrës së tij – por tha se “do të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur ata”.

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit