11.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Telekomi mban konferencë të jashtëzakonshme pas zbrazjes së llogarive nga Devollët

Telekomi i Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme pas zbrazjes së llogarive nga kompania Dardafon, raporton Express.

Konferenca do të mbahet në orën 11:30 në ndërtesën kryesore.

“Pas gjendjes së krijuar për shkak të zbrazjes së llogarive nga Dardadon, Telekomi i Kosovës mban konferncë të jashtëzakonshme për media në ora 11:30 në ndërtesën kryesore”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Telekomi ka njoftuar dje se kompania Dardafon ka filluar që të zbrasë llogarinë e kësaj ndërmarrje publike, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Telekomi ka bërë me dije se Devollët kanë lënë pa paga rreth 3 mijë e 300 punëtorë dhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit.

“Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke pëfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveq tjerash me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojm urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje”, thuhet në komunikatë./Express

Më Shumë

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

Lajmet e Fundit