-4 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Tensioni ndërkufitar me malazeztë në vitin 1890

Et’hem Pasha, një gjeneral karriere, pas qëndrimit vetëm dyjavor si komandant i Redifëve në Shkup, më 23 korrik 1889, u emërua kryekomandant i Vilajetit të Kosovës. E kjo nuk ishte aspak një detyrë e lehtë, për shkak se tashmë vilajeti në fjalë po përjetonte tensione etnike e përplasje ndërkufitare që nga vendimet e Kongresit të Berlinit.

Shqiptarët që tashmë ishin zgjuar nga gjumi për shkak se rreziku u kishte trokitur në derë dhe duke e parë që Qeveria e Stambollit ishte e paaftë t’i mbronte më kufijtë e tyre, kishin filluar ta merrnin në dorë fatin e vet…

Përplasjet brenda shqiptarëve

Por, përveç tensioneve ndërkufitare që kishte, Kosova e atëhershme shpesh përjetonte edhe përplasjen e fiseve shqiptare mes vete, e nuk ishin të rralla as problemet administrative nga mbledhja e taksave. E që në marrje të detyrës si komandanti i ri, në shtator të po atij viti u përball me drenicasit që nuk paguanin vergjinë, shkruan sot Shasivar Kabashi në Koha Ditore.

Kurse, më 14 qershor 1890, me urgjencë do të nisej për në Pejë, pasi që në pjesët kufitare me Malin e Zi, atje tashmë të armatosur ishin mbledhur shqiptarët e Pejës e Gjakovës, ku së bashku me malësorët e Rugovës po kërcënonin kufirin malazias.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të martën në Restelicë të Dragashit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Hetim i...

“Gjendje alarmante”, Totaj: Lagjet në Prizren kanë mbetur pa rrymë që 2-3 ditë

Kryetari i Prizrenit, i cili fitoi edhe një mandat të ri në krye të komunës, Shaqir Totaj,  ka folur për ndërprerjet e gjata të...

Lajmet e Fundit