Tërmeti godet Stambollin

Një tërmet me magnitudë 4.7 tronditi Stambollin të shtunën, tha autoriteti shtetëror i Turqisë për menaxhimin e katastrofave.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti që ndodhi në orën 16:37 me kohën lokale ishte me epiqendër në rrethin e Silivrit në Detin e Marmara në një thellësi prej 7.09 kilometra, njofton Klan Kosova.

AFAD tha se ata janë duke ndjekur nga afër zhvillimet.

Sipas guvernatorit të Stambollit Ali Yerlikaya, deri tani nuk janë raportuar shkatërrime ose viktima.

Të gjithë ekipet mjekësore janë të gatshëm për urgjencat pas tërmetit, shkruan AA.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit