Tërmkolli sot i rikthehet LDK-së

Melihate Termkolli-aakKy 14 shkurt do të mbahet mend nga Melihate Tërmkolli. Ajo sot do t’i kthehet zyrtarisht ‘dashurisë së vjetër’, Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga edhe nisi karrierën politike dhe pati mandatin si ministre.

LDK sot paradite pritet të mbledh mediat në një konferencë për shtyp, ku edhe do t’i njoftoj për kalimin e znj.Melihate Tërmkolli, nga AAK në LDK.

Vetë Tërmkolli, në një bisedë telefonike për KosovaPress, në njëfarë mënyre e konfirmoi kalimin e saj në LDK.
“Ju e veç e paskët informatën, na mbetet të shihemi nesër”, tha ajo

Tërmkolli është e dyta deputet që brenda këtij viti u largua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit