Thaçi, i gatshëm të shkojë në Beograd

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka marrë një ftesë nga organizata joqeveritare Këshilli rinor për arsim që të jetë i pranishëm më 24 prill në Beograd, në një konferencë që ka të bëjë me integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Këshilltari politik i ministrit Thaçi, Ardian Arifaj ka thënë se në parim shefi i diplomacisë së Kosovës i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Arifaj ka thënë se Thaçi është ndër liderët kryesorë në rajon që promovon paqen dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve.

“Në këtë frymë zëvendëskryeministri Thaçi është i gatshëm të udhëtojë edhe në Beograd për ta promovuar këtë frymë të bashkëpunimit”, është shprehur Arifaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit