Thaçi kërkon angazhim maksimal të të gjithëve rreth MSA-së

Thaci-takimi per MSAKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në takimin e dytë të ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Në takimin e sotëm kryeministri kërkoi nga resorët përkatës qeveritarë që të angazhohen maksimalisht në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i negocimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Thaçi në fjalën e tij theksoi se i tërë procesi është i bazuar në tri shtylla, për të cilat theksoi se duhet të kenë vëmendjen gjatë gjithë procesit: e para: efiçienca kohore; e dyta: negociatat duhet të bazohen në fakte dhe në statistika; dhe e treta: llogaridhënia.

“Tanimë kemi folur për rëndësinë e kësaj marrëveshje për shtetin tonë. Jam i sigurt që është për të gjithë individët dhe institucionet e përfshira në këtë proces, rëndësia e madhe e kësaj marrëveshje për çka edhe jemi duke punuar maksimalisht.

Marrëveshja ka implikime praktike e konkrete në përmbushjen e qëllimeve tona në procesin e integrimeve evropiane. Na ka mbetur edhe pak kohë, deri në hapjen e negociatave dhe duhet të sigurohemi që të ndërmarrim me kohë hapat e nevojshëm për të siguruar një proces të shpejtë dhe kualitativ të negociatave me Bashkimin Evropian” tha Thaçi ndër të tjera./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit