Thaçi në Zhur, i bindur në fitore të PDK-së

Thaci ne Zhur14Partia Demokratike e Kosovës, mbajti tubimin e fundit elektoral në bashkësinë lokale të Zhurit. Lideri i këtij subjekti politik, Hashim Thaçi u shpreh i bindur në fitore, ndërsa i porositi zhurianët që çdo votë e dhënë jashtë kandidatëve të PDK-së është votë e humbur.

“Çdo votë për kandidatët e subjekteve të tjera politike, është votë e humbur”, tha Thaçi, sonte në Zhur, raporton RTK. Ai, porositi banorët e Zhurit, që të bëhen gati për fitoren e re, pasi siç tha ai, këtë herë ata do të kenë një fitore edhe më të thellë se herave të tjera.

Thaçi , falenderoi të gjitha kategoritë e dala nga lufta, policinë e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët e tjerë të shumtë, për mbështetje të vazhdueshme që ë kanë dhënë qeverisjes nën drejtimin e PDK-së.

Ndërkaq, para bashkëvendasve të tij, kryetari i degës së PDK-së, Ramadan Muja, kërkoi që më 8 qershor, Zhuri t’i japë mbështetje të fuqishme Hashim Thaçit, pasi siç tha ai, vetëm me PDK-në, mund të ketë zhvillim ekonomik.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit