11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Thaçit i lëkundet koalicioni me Ferid Aganin

Thaci  ferid aganiDuket së tronditjet e liderit të PDK-së nuk kanë të ndalur. Pas koalicionit, LDK-AAK-Nisma, që u kurorëzua më marrëveshje të nënshkruar, të gjithë kundër PDK-së, tani kësaj partie mund t’i ndodh edhe një “tërmet” përbrenda saj.

Njëra nga partitë e koalicionit parazgjedhor, Partia e Dretësisë mund ta “tradhëtoj” qysh pas çertifikimit të rezultateve.

Burime të Gazetës Blic, kanë bërë të ditur së kjo parti mund ta përkrah bllokun opozitar duke ja vendosur dy kushte.

I pari, është për zbatimin e vendimit pwr lejimin e shamive në shkolla të cilin tashme e ka marrë qeveria në largim e Thaçit dhe kushti i dytë, një ministri për liderin e kësaj partie, Ferid Aganin i cili është ministër në largim i qeverisë Thaçi II.

Sipas kushtetutës dhe ligjit, mandati i deputetit është i lirë dhe nga momenti i çertifikimit, cdo një nga deputetët mund të shkputet nga subjekti politik ose koalicioni paraprak.

Ky vendim i deputetëve të PD-së po ndermjetësohet nga Lutfi Haziri i LDK-së, i cili ka marrëveshje koalicioni me PD-në në Gjilan. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Dramë në kryeqytet: Ylli i shkakton humbjen e pestë radhazi Sigal Prishtinës

Ylli ka shënuar një fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-82, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Ashtu si në përballjen e...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit