19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

The New York Times: Goditje marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në dhe BE-në

Gazeta The New York Times boton informatën e agjencisë amerikane të lajmeve, Associated Press mbi votimin në Parlamentin e Kosovës për amendamentet Kushtetuese që do të mundësonin krijimin e Gjykatës Speciale për të gjykuar krimet e luftës ‘përfshi vrasjen qindra civilëve serbë.’

“Rezultati i votimit ishte një goditje për marrëdhëniet e Kosovës me mbështetësit e saj ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”, shkruan The New York Times.

Kanali televiziv ABC që merr informatën e agjencisë Reuters, njoftonte se ‘ligjdhënësit e Kosovës refuzuan të premten trysninë e Perëndimit për krijimin e Gjykatës speciale.’

“Votimit në Parlament i munguan pesë vota për miratim, dhe kjo përbën mospërfilljen më të madhe të Kosovës ndaj mbështetësve më të mëdhenj të saj, politik dhe financiar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, të cilët lobuan shumë në mënyrë që shteti i ri i Kosovës të adresojë akuzat,” theksonte ABC.

Më tej në këtë informatë thuhej se ‘SHBA dhe BE kanë tërhequr vërejtjen se dështimi i Kosovës për të krijuar Gjykatën rrezikon që çështjen ta marrë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me përfshirjen e pashmangshme të Rusisë si aleat i madh i Serbisë, e cila e kundërshton pavarësinë e Kosovës’.

Më Shumë

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Lajmet e Fundit