13.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Tribunali, ‘dhuratë’ e lidershipit të dështuar

Analistët kosovarë vlerësojnë se Tribunali për krime lufte nuk do të imponohej nëse faktori vendor do të ishte i përkushtuar në trajtimin e rasteve të dyshuara nga një gjykatë kosovare

Situata në të cilën e ka sjellë shtetin lidershipi i Kosovës, me papërgjegjësinë e vet në qeverisjen e një dekade e gjysmë pas lufte, duke harruar interesin e përgjithshëm qytetar dhe madhor të shtetit, më së miri është dëshmuar në seancën e Kuvendit, në debatin që u zhvillua për ndryshimin e kushtetutës dhe hapjen e rrugës për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës.

Deputetët vetëm gjatë ditës së djeshme janë kujtuar se edhe Kosova ka pasur mundësi ta inicioj dhe ta bëjë vetë, në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të drejtësisë, një Gjykatë Speciale për krime gjithëpërfshirëse të luftës, por nuk e kanë bërë atë. Liderët e partive, të verbuar nga interesat e ngushta të klaneve politike dhe lakmia për pushtet, të zhytur në korrupsion dhe sjellje mbi ligjin, asnjëherë nuk e propozuan dhe nuk e menduan një institucion të tillë të ndarjes së drejtë- sisë për periudhën e luftës. Analistët politikë, opinionistë dhe njohës të sundimit të ligjit këtë gabim strategjik e adresojnë në dy faktorë, atë ndërkombëtar që nuk u interesua shumë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e institucioneve të drejtësisë kosovare edhe të kësaj natyre, dhe në faktorin politik vendor që i joshur pas veprimeve të paligjshme nuk e mendoi ditën “D” kur një gjë e tillë do të imponohej nga ndërkombëtarët.

“Faktori vendor, institucionet vendore menjëherë pas përfundimit të luftës është dashtë ta themelojnë me ligj një gjykatë të tillë për të hetuar të gjitha krimet e luftës, edhe ato të natyrës ekonomike, dhe dyshimet që kanë ndodhë. Kjo nuk ka ndodhure, për shkak të mosgatishmërisë dhe vullnetit nga ana e politikanëve të vendit dhe institucioneve për të themeluar një gjykatë të tillë”, tha njohësi i së drejtës Blerim Burjani për “Kosova Sot”…

Më Shumë

Sot, vranësira e shi

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë...

Faik Konica: Martesa e Skënderbeut

Nga: Faik Konica Viti 1450, plot me mundime, me luftëra e me gjakra u mbarua duke ndritur edhe më bukur emrin e Skënderbeut. U dëftua...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit