Gjyqtari ka udhëzuar futjen e futbollistëve në zhveshtore.

Nuk dihet nëse ndeshja do të vazhdojë.

Nis ndeshja Rumani – Kosovë

Ka nisur ndeshja Rumani – Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Deri te kjo ndeshje Kosova vjen pas një barazimi me Zvicrën e Rumania pas një barazimi me Izraelin.

Kjo është ndeshja e dytë mes Kosovës e Rumanisë. E para që ishte luajtur në Prishtinë ishte mbyllur me barazim.

Aktualisht Grupin I e kryeson Zvicra.

Rumania – Kosova, formacionet

Rumania e pret Kosovën sonte në Bukuresht në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.