4.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Totaj: Fitorja jonë do t’i jap fund keqqeverisjes së Haskukës

 

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot disa aktivitete parazgjedhore.

Ai ka vizituar Ansamblin “Lidhja e Prizrenit”, disa hotele si dhe degën e PDK-së në Zhur.

Ka premtuar se do t’i jap fund keqqeverisjes në Prizren.

“Është krenaria e qytetit që përkundër vështirësive e ruan më zell traditën kulturore të Prizrenit. Ansamblit “Lidhja e Prizrenit” në këto katër vite i ka munguar përkujdesi i nevojshëm i institucioneve komunale”, tha Totaj.

“Është shqetësuese të shohësh kushtet e mjerueshme në të cilën vashat e djemtë e ansamblit ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Udhëheqja e Haskukës i ka lënë pa qendër e pa përkrahje institucionale”.

“Me ardhjen tonë në krye të Prizrenit, do të marrë fund epoka e mos interesimit për kulturën. Brenda 100 ditëshit të parë, ne do ta rikthejmë ansamblin në qendrën e tyre e do ofrojmë mbështetje të drejtpërdrejtë. Si qeverisje e ardhshme, do të përkujdesemi për mirë zhvillimin e të gjitha ansambleve e shoqatave kulturore, artistike e sportive”.

Totaj ka premtuar mbështetje edhe për hotelet.

“Gjatë vizitës në disa hotele të qytetit tonë në bisedë me pronarët u dakorduam se hoteleria është një ndër faktorët kryesorë për zhvillimin e turizmit, andaj si e tillë kjo lëmi deri më tani e lënë pa pëkujdesje meriton përkrahje nga pushteti lokal, përfshirë këtu edhe asistencën për zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë.Kjo përkrahje nuk do të mungon në mandatin e ardhshëm të qeverisjes lokale në Prizren”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

Në Zhur Totaj është ndarë i kënaqur me punën e degës së PDK-së.

“Në takim me strukturat e degës në Zhur e të nëndegës në Dobrusht, pashë nga afër përgatitjet e mëdha që PDK anë e mbanë Prizrenin ka bërë për zgjedhjet e 17 tetorit. PDK falë angazhimit të grave e burrave punëtorë të strukturave partiake e përkrahjes së gjerë qytetare, do të dalë fituese në zgjedhjet për komunën e Prizrenit. Mbështetja e besimi i madh që kanë tek ne, na obligon të qeverisim drejt e mirë. Fitorja jonë do t’i japë fund keq qeverisjes së Haskukës”.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Më Shumë

62 aksidente trafiku në vend

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend. Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar,...

Bashkimi rikthehet te fitoret, triumfon në Prizren ndaj Vëllaznimit

Bashkimi është rikthyer te fitoret pasi mposhti Vëllaznimin me rezultat 90–79, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të...

Lajmet e Fundit