19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Totaj zotohet për përmirësimin e shërbimeve publike: Prizreni u keqqeveris nga VV-ja

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, tha për Ekonomia Online se kanë punuar në një program përmbajtjesor serioz i cili do të jetë i gatshëm para fillimit të fushatës zgjedhore.

Totaj shpalos se programi parasheh përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës në komunën e Prizrenit, rritjen e cilësisë në arsim, duke menaxhuar më mirë shkollave, përmirësimin e shërbimeve në shëndetësi etj.

Kandidati i PDK-së zotohet se do të përmirësojë shërbimet publike, duke i dhënë fund keqqeverisjes së kryetarit aktual, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Totaj e konsideron veten kandidat shumë serioz për të udhëhequr komunën e Prizrenit në katër vjetët e ardhshëm.

“Natyrisht unë e konsideroj veten si kandidat shumë serioz për të udhëhequr komunën e Prizrenit në katër vjetët e ardhshme. Një argument shumë serioz është një keqqeverisje që ka ndodhur në 4 vjetët e fundit në Prizren por njëkohësisht edhe një program i cili bazohet në nevojat e këtij qyteti të cilat kanë mbetur pa u plotësuar deri më tani. Ne kemi punuar në një program përmbajtësor serioz i cili është në përfundim e sipër. Para fillimit të fushatës do të jetë i gatshëm dhe ka disa pika kryesore”.

“Kemi program për përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës në komunën e Prizrenit, por edhe sa i përket cilësisë arsimit apo menaxhimit të shkollave, përmirësimit të shëndetësisë. Në kontakt me qytetarë ne ballafaqohemi me kërkesat të cilat ata i paraqesin. Planet tona do të formohen mbi bazën e kërkesave të cilat vijnë nga qytetarët”, tha Totaj.

“Unë jam i fokusuar në komunën e Prizrenit dhe nuk do të kisha hyrë në vlerësim të asaj për çka e konsideroj veten që nuk jam profesionist. Do të isha fokusuar te zhvillimet që kanë ndodhur në Prizren dhe tek ato çka ne mund të ofrojmë më tepër që të bëjmë një përmirësim jo vetëm të shëndetësisë, por gjitha shërbimeve publike në komunën e Prizrenit”.

Më Shumë

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Kryhet një operacion i vështirë në spitalin e Prizrenit, pacienti me shëndet të mirë

Mjekët e Repartit të Urologjisë në Spitalin e Prizrenit kanë kryer një operacion të vështirë. Dr.Halil Xhibexhiu tregon se pacienti pas operacionit është lirur me...

Lajmet e Fundit