11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Transporti publik fillon grevën, paralajmërohen masa tjera nëse Qeveria s’plotëson kërkesat e tyre

Nga sot nuk do të ketë transport publik në trafikun urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit. Teksa kanë paralajmëruar edhe forma të tjera të protestës.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj tha për KosovaPress se Qeveria e Kosovës e ka pasur kohën e duhur në dispozicion për të reflektuar për të përmbushur këtë marrëveshje.

Në rast të mungesës së një përgjigjeje nga ana e qeverisë, Kurtishaj paralajmëroi se do të ndërmarrin hapa të tjerë, duke nisur mbi 1 mijë autobusë drejt objektit të qeverisë.

“Sot ka filluar edhe greva, protesta e të gjithë operatorëve të sektorit rrugor të udhëtarëve. Vlen të theksohet se është një unitet i paparë deri më sot, është një protestë më se legjitime, është një grevë e cila vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar, pas moszbatimit të kësaj marrëveshjeje, pas një dialogu publik-privat”, tha ai.

Ai bëri të ditur se sot pasdite do të takohet këshilli drejtues i shoqatës për të diskutuar për mbarëvajtjen e protestës dhe për të shqyrtuar hapat që do të ndërmarrin ditëve në vijim.

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Lajmet e Fundit