4.7 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Tre net muzikë, verë dhe birrë

Music wine beer-probandPak pa hyrë në vjeshtë, në qendër të kryeqytetit, në Pallatin e Rinisë, për tre ditë është mbajtur jo festivali i letërsisë ose i filmit, por Festivali i Muzikës, Verës dhe i Birrës “Music, Wine and Beer fest”, festival ky që ka mbledhur të rinjtë e kryeqytetit, nga ora 18:00 deri në orën 00:00. Festivali është mbyllur dje, të dielën, ndërkaq hyrja në të kushtoi një euro.

Njëri nga organizatorët e festivalit, Gëzim Selmani, është shprehur se idenë për një organizim të tillë e kanë pasur kohë më parë, derisa thotë se e kanë parë të nevojshme që Kosovës t’i shtohet edhe një organizim i tillë, ku përveç pijeve ka edhe muzikë të llojllojshme.

“Kemi menduar që kultivuesit e verës, ndoshta janë lënë anash pak në organizime të kaluara, dhe për këtë arsye edhe ata kanë qenë pjesë e programit tonë, për të promovuar produktet e tyre në mënyrë sa më të mirë”, ka thënë Selmani.

Sipas organizatorëve numri i të pranishmëve ka qenë i madh, sepse të gjitha pijet që ofrohen në kuadër të festivalit janë përgjysmë më lirë. Në natën e fundit festivalit i janë bashkangjitur “Pro Band grup” dhe “Babo Tarabukat”.

“Përveç muzikës dhe atmosferës të jashtëzakonshme, ne kemi menduar të bëjmë një rekreacion sado të vogël për gjithë publikun e mahnitshëm duke bërë lojëra të ndryshme dhe gara me shpërblime modeste që megjithatë i argëtuan mjaft shumë të pranishmit”, ka thënë më tej Selmani për Zërin.

Gëzim Selmani është shprehur se për një organizim të tillë duhet punë dhe seriozitet i madh në mënyrë që gjithçka të përfundojë ashtu siç planifikohet. Ai tregon se për këto tri net është dashur një muaj kohë të përgatiten.

“Janë plot 50 firma që kanë sponsoruar këtë eveniment, të cilat i falënderoj, meqë sigurisht, pa përkrahjen e tyre organizimi do të ishte i pamundur, po ashtu edhe Komuna e Prishtinës që na ka mundësuar që gjithë ky organizim të bëhet në një vend Open Air”, ka përfunduar Selmani.

Më Shumë

2.5 milionë euro për Qendrën Kulturore në Rahovec dhe gati 1 milion për atë Turke në Mamushë – Kurti inspekton punimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot komunat e Rahovecit dhe të Mamushës për të parë nga afër ecurinë e punimeve në dy...

Prizren, ankohen drushitësit, bizneset e tyre janë drejt mbylljes

Shumica e popullatës kanë hequr dorë nga ngrohja me dru. Tashmë hapësirat e druve, që në dimrat e kaluar mbusheshin me klientë, janë të...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit