6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

“Tri dritare dhe një varje”, nesër shfaqet në Washington DC

Tri dritare dhe nje varje-film i QosjesNë ditën e fundit të tij, historia e Kosovës do të vihet para një publiku të madh amerikan, dhe jo vetëm.

“Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, do të jepet në ditën e fundit të edicionit të sivjetmë të festivalit DC Independent Film Festival në Washington DC. Paraprakisht, para filmit do të organizohet një koktej rasti ku i pranishëm do të jetë producenti i filmit, Shkumbin Istrefi, transmeton KultPlus.

DC Independent Film Festival është festival i pavarur i filmit i themeluar në vitin 1999-të. Edicioni i sivjetmë ka nisur me datë 25 shkurt, ndërsa ditën e fundit do të shfaqet filmi kosovar i cili u nominua por nuk ia doli të futej në garën e ngushtë të filmave më të mirë në gjuhë të huaj në Oscar.

Lushja, mësuesja e fshatit, e shtyrë nga ndërgjegjja dhe nevoja e saj për rikthimin e dinjitetit, deklaron para një gazetareje të huaj se ajo dhe tri gra tjera të fshatit janë viktima të dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo deklaratë, e cila konsiderohet si turp nga mentaliteti, shkakton shqetësim tek burrat e fshatit, të cilët nën udhëheqjen e Ukës, fillojnë stigmatizimin e saj dhe kërkojnë largimin e saj nga fshati.

Më Shumë

Shitja e biletave për finalen Bashkimi – Trepça nis sot

Rahoveci do të presë të mërkurën, më 18 shkurt, finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, raporton PrizrenPress. Organizatori,...

Zbulohen mallra të padeklaruara gjatë kontrollit rutinor në Vërmicë

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë është realizuar një kontroll i detajuar i një automjeti, pas selektimit për verifikim rutinor nga zyrtarët doganorë. "Pas...

Pa pranga

Lajmet e Fundit