Trupat e 31 viktimave nxirren në Rudnicë të Serbisë

zhvarrim ne rashkeDrejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se me gjithë nxjerrjen e mbetjeve mortore të 31 viktimave të luftës në Kosovë, nuk mund të paragjykohet numri i personave që dyshohet se gjenden në varrezën masive në Rudnicë të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe procesi i nxjerrjes se trupave, sipas tij, nuk dihet kur mund të përfundojë, pavarësisht se pala serbe kishte garantuar se kjo mund të bëhet për 60 dit.

“Kjo çështje nuk është mirë që të paragjykohet. Në flasim për shifra sa herë që gjejmë ndonjë mbetje. Para se të hasim në ndonjë mbetje mortore nuk nxitojmë të flasim”, është shprehur Gërxhaliu.
Për identifikimin e këtyre mbetjeve mortore, ai ka thënë se duhet të pritet të paktën deri në katër javë

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit