Tymi i zjarreve kanadeze kaplon New Yorkun, keqësohet cilësia e ajrit – shteti vë në dispozicion 1 milion maska

Shteti i New Yorkut pritet të vë në dispozicion për qytetarët 1 milionë maska për shkak të ajrit të ndotur nga zjarret që u shkaktuan në Kanada.

Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, tha se rreth 400 mijë maska do të shpërndahen në parqet e shtetit, stacione të autobusëve e vende të tjera, ndërsa 600 mijë të tjera do të vihen në dispozicion në rezervat e Sigurisë Kombëtare që qeveritë lokale t’i marrin ato, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Hochul e quajti cilësinë e dobët të ajrit “të paprecedentë” dhe “një situatë shumë serioze dhe të rrezikshme, teksa rekomandoi që njerëzit në të gjithë shtetin e New Yorkut të anulojnë aktivitetet në natyrë.

“Thjesht qëndroni brenda. Jashtë është situatë e rrezikshme pothuajse në çdo pjesë të shtetit tonë”, tha ajo.

Më Shumë

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Lajmet e Fundit