13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Tyson Fury i dërgon mesazh tronditës Anthony Joshuas

Tyson Fury beson se Anthony Joshua duhet të pensionohet nga boksi, nëse e humb rimeçin me Oleksandr Usyk.

Joshua i humbi titujt e botës WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë pas disfatës tronditëse kundër Usyk muajin e kaluar në Londër, raporton Gazeta Express.

Duke folur menjëherë pas humbjes së dytë në karrierën e tij profesionale, Joshua e pranoi se do ta ushtrojë të drejtën për rimeç në marrëveshjen me boksierin ukrainas.

Por bashkatdhetari i tij, Fury, beson se 31-vjeçari duhet t’i varë dorëzat në gozhdë nëse rrihet përsëri nga Usyk.

“Mendoj se, nëse Joshua nuk e rreh Usykun në rimeç, atëherë ai ka mbaruar, lë të pensionohet, kaq”, tha Fury për Boxing Social.

“Joshua duhet ta fitojë atë luftë, nuk ka rëndësi se si e bën”, shtoi ai.

I pyetur nëse ishte mllefosur nga disfata e Joshuas ndaj Usyk, Fury u përgjigj: “Jo i mllefosur të jem i sinqertë. Nuk kam çfarë të them më shumë për këtë, ai e humbi luftën ndaj një luftëtari më të mirë”.

Fury do ta mbrojë titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë kundër Deontay Wilderit më 9 nëntor në Las Vegas. /Gazeta Express/

Më Shumë

Bashkimi përqendrohet te Play-Off-i pas përfundimit të sezonit të rregullt

Bashkimi ka përmbyllur sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll me bilanc prej 20 fitoresh dhe 8 humbjesh, duke konfirmuar formën e...

Nesër nis beteja e “Play-off”-it në Superligë

Pas përfundimit të një sezoni të rregullt mjaft konkurrues, këtë fundjavë nis faza më vendimtare e basketbollit kosovar – “Play-off”-i i ProCredit Superligës, ku...

Lajmet e Fundit