13.1 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

U përkujtua poeti për fëmijë Abdullah Thaçi

Në përvjetorin e 9-të të vdekjes së poetit për fëmijë, Abdullah Thaçi, mbrëmë në Bibliotekën e Prizrenit u organizua takimi letrar përkujtimor “Një jetë me poezi”.

Drejtoresha e bibliotekës, Sahadete Sadikaj – Kukaj, e vlerësoi kontributin e Thaçit në letërsinë për fëmijë, duke theksuar se ai mbetet një figurë e paharruar për të gjitha gjeneratat.

Gazetari  Vllaznim Bytyçi, nënvizoi rëndësinë e veprave të Thaçit, të cilat kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e më të vegjëlve dhe kanë një vend të veçantë në letërsinë shqipe.

Në fund të takimit, djali i poetit, Arbeni, falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm për babain e tij.

Takimi, i cili u organizua nga Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë dhe Art “Fidani”, u pasua me recitime poezish dhe pika muzikore./tv prizreni/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Vdes 44-vjeçari nga Prizreni, kishte rënë nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi kishte rënë nga lartësia, mëson Klan Kosova. Sipas burimeve të Klanit, burri ishte...

“Nëse ke një mundësi për të shpresuar…” – Vargu i Lea Ypit në këngën e re të U2

Vokalisti i bendit legjendar U2, Bono, ka përmendur akademiken dhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi gjatë prezantimit të projektit të ri muzikor “Days of Ash”. Në...

Lajmet e Fundit