14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Universiteti i Prizrenit dhe Yenilikci Admiral Dernegi nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Me rastin e përfundimit të konferencës ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë, u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes përfaqësuesit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren – Prof.ass.dr. Armend Podvorica Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë dhe përfaqësuesit të Yenilikci Admiral Derneg – Prof. Dr. Hasan Karacan.

Sipas njoftimit, Memorandumi i Mirëkuptimit parasheh bashkëpunimin në aplikimin e risive në aktivitetet e shoqërisë, bashkëpunimin në pjesëmarrjen e realizimit të projekteve të karakterit vendor dhe ndërkombëtar dhe në mbështetjen e aplikimit të metodave dhe teknikave bashkëkohore në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

“Gjithashtu ky Memorandum parasheh mundësin e ndihmesës së studentëve në realizimin e projekteve hulumtuese për programet Master dhe të Doktoratës”, thuhet në njoftim të UPZ-së.

Konferenca ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë, është mbështetur me disa punime shkencore nga stafi i rregullt i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Lajmet e Fundit