13.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Vajza që përkrah babait lufton kundër rusëve në Ukrainë

Një vajzë është kthyer në vendlindjen e saj në Ukrainë për të luftuar kundër pushtuesve rusë së bashku me babanë e saj.

Ndërsa miliona njerëz u larguan nga vendi, Anna Reznik, 25 vjeçe, u kthye në qytetin e lindjes Kharkiv – një objektiv prej kohësh i banditëve të Vladimir Putinit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

 

Ajo iu bashkua Brigadës 127 të qytetit, në të cilën babai i saj, Ihor, 49 vjeç, është komandant dhe mësoi se si të përdorte pushkët dhe një pistoletë.

 

Atë mund ta takosh në një bunker nëntokësor jashtë qytetit verior të goditur nga bombat.

Ndërsa pozicionet e tyre të vijës së parë – të granatuara në mënyrë rutinore nga dronët kamikazë – janë disa qindra metra larg kufirit rus.

Anna, e cila kaloi dy vjet në Kolegjin Lancing në West Sussex – Angli, duke u diplomuar në vitin 2017, tha: “Ishte e frikshme të kthehesha, por sapo vendosa, nuk ndjeja më frikë”.

“Sapo arrita këtu, kuptova se këtu duhej të isha”.

“Kjo është një kohë kaq historike për vendin tim dhe po ndodhte në qytetin tim të lindjes”.

Anna ishte duke studiuar për një diplomë në Universitetin Amerikan të Parisit kur Rusia filloi agresionin 13 muaj më parë.

Nëna e saj dhe tre vëllezërit e motrat u larguan nga Ukraina për t’u bashkuar me miqtë në Francën jugore, ndërsa ajo dhe babai i saj, një zyrtar doganor, u regjistruan për të luftuar.

Anna, e cila i ka mbijetuar një sulmi me tank rus, tha: “Disa njerëz mendojnë se jam e çmendur”.

“Nëna ime ishte shumë kundër kësaj”.

Fotografja e brigadës Anna, e cila mori pjesë në kundërofensivën e Ukrainës në Kharkiv vjeshtën e kaluar kur forcat ruse u larguan, shtoi: “Nganjëherë ishim në vijën zero, në një fushë pa ndonjë ku të fshiheshim”.

“Kohët më të këqija ishin kur ishim në qytet duke u granatuar çdo ditë”.

“Ne mund të dëgjonim raketat që gjëmonin teksa vraponim drejt bunkerëve”.

Rregullat e ushtrisë nuk ia lejojnë asaj që të shërbejë drejtpërdrejt nën urdhrat e babait të saj, por të dy janë në Batalionin 249.

Ai tha: “Jam vërtet krenar për të”.

“Sa herë që ka sulme, unë komunikoj me të për të kontrolluar se ajo është në rregull, ose ajo më dërgon mesazhe”.

Më Shumë

Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve në Prizren, policia arreston shtatë persona

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona. Të njëjtit janë ndaluar për...

Dëmtohet vendpikniku në Nashecë

Fshati Nashec i Prizrenit, në vitin 2021  u pasurua me një hapësirë rekreative e gjelbëruese, duke plotësuar kështu kërkesën dhe dëshirën e banorëve të...

Lajmet e Fundit