Vdekje e dyshimtë në Lubiçevë të Prizrenit

Një person nga fshati Lubiçevë i Prizrenit është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit.

Kjo vdekje po cilësohet si e dyshimtë nga policia në këtë qytet.

“Është raportuar se në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren nga familjarët është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, njofton PK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./PizrenPress.com/

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit