8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Vdes Tom Wolfe – babai i gazetarisë moderne amerikane

Gazetari dhe shkrimtari i famshëm Tom Wolfe është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare, përcjell Klan Kosova.

Ai njihej për veprat “The Kandy-Kolored Tangerine-Flake Streamline Baby”, “The Electric Kool-Aid Acid Test”, “The Right Stuff” dhe “Bonfire of the Vanities”.

Vdekja u konfirmua nga agjentja e tij, Lynn Nesbit, që tha se ai kishte qenë i shtruar në spital shkaku i një infeksioni.

Wolfe kishte jetuar në New York që kur ishte bërë reporter i The New York Herald Tribune më 1962.

Në të 1960-at, ai ndihmoi në krijimin e një qasjeje hibride me ndikim shumë të madh, që njihet si Gazetaria e Re (New Journalism), në kuadër të teknikave të tij rrëfimtare në jofiksion.

Si një person i paepur dhe kontradiktor, ai ishte i mirënjohur edhe për veshjen e tij satirizuese. Njihej në çast teksa shëtiste në Madison Avenue – i gjatë, i hollë, sykaltër, djaloshar në rrobat e tij të bardha me një shami që s’i mungonte kurrë në xhepin e sakos.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Lajmet e Fundit