6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Vehapi, kryetar i të gjithë qytetarëve

IdrizVehapi-rahovec-pdkKryetari i ri i sapozgjedhur i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, në takimin me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Rahovec, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e simpatizantët e kësaj partie për besimin e dhënë dhe për përkrahje të parezervë në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe balotazhin e 1 dhjetorit.

Gjithashtu, Vehapi i ka falënderuar edhe votuesit e subjekteve të tjera, të cilët e kanë votuar atë, si dhe i ka falënderuar të gjithë qytetarët e komunës për mbarëvajtje të zgjedhjeve. “Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit. Të tillë edhe e kam marr besimin e qytetarëve në zgjedhjet që sapo i lamë pas. Do të punoj me përkushtim të madh për t’iu shërbyer qytetarëve të komunës sime, si në fshatra ashtu edhe në qytet, sepse ata e meritojnë një shërbim dhe përkrahje më të mirë, sepse janë punëtorë dhe të zellshëm”, ka deklaruar kryetari Vehapi, shkruan Epoka e re.

Ai ka shtuar se me ta bërë betimin si kryetar i ri për mandatin katërvjeçar do ta fillojë punën me intensitet të madh sepse, sipas tij, në komunën e Rahovecit punët paksa janë grumbulluar në lëmenj të ndryshëm.

“Nuk do ta ofendoj askënd. Do të bashkëpunoj me të gjitha subjektet politike. Do të bashkëpunoj me strukturat e PDK-së në Rahovec dhe me ekspertë të fushave të ndryshme. Me një fjalë, do të bashkëpunoj me të gjithë dashamirët e komunës në mënyrë që Rahoveci të ecë drejt përparimit, drejt zhvillimit, drejt integrimit e të mos mbetet me borxhe si deri tani, por t’u krijohet qytetarëve një mirëqenie më e mirë sepse ata e meritojnë këtë. Andaj i lus të gjithë të punojmë së bashku për një Rahovec më të zhvilluar”, është shprehur Vehapi.

Ai e ka falënderuar edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Hashim Thaçi, të cilin Vehapi e ka quajtur mikun e Rahovecit, i cili ka dhënë dhe do të japë përkrahje në shumë fusha.

Më Shumë

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Lajmet e Fundit