Veseli: Sharri hapësirë ideale për blegtori dhe turizëm malor

KadriVeseli-SharrNë takim me qytetarët e Opojës dhe Sharrit, zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli ka diskutuar rreth platformës politike të Misionit të Ri dhe rëndësisë së zgjedhjeve që do të mbahen më 8 qershor. Ai foli për mundësitë e zhvillimit të bujqësisë dhe të resurseve natyrore të Sharrit, si potenciale që rrisin ekonominë dhe shtojnë vende të reja të punës.

“Investimet në bujqësi nga viti 2007 deri në vitin 2013 janë shumëfishuar, nga 2 milionë kanë arritur në 29 milionë euro. Ndërsa në mandatin e ardhshëm, buxheti vetëm për bujqësinë, për çdo vit, do të jetë 125 milionë euro. Investim i konsiderueshëm do të bëhet pas bujqësisë edhe për turizmin rural e malor të kësaj zone. Investimi në këta sektorë do të jenë të përkrahur në mandatin e ardhshëm qeverisës të PDK-së në Sharr, ngase këta sektorë do të hapin vende të reja pune”, theksoi Veseli, transmeton RTK.

Më Shumë

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit