Vetëplagoset një person në Prizren derisa ishte në gjueti

Një person është vetëplagosur me armë të gjuetisë në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe se po trajtohet në QKUK të Prishtinës.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte plagosur nga arma e zjarrit”, njofton PK.

“Sipas viktimës, ai është vetëplagosur me pushkë gjuetie të cilën e ka me leje”.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Pushka e gjuetisë është konfiskuar”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit