Në fshatin Gjonaj të Hasit, sot iu dha lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lumni Lushaj, i cili humbi jetën të martën në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Para varrimit, në shtëpinë e kulturës “Reshat Çoçaj” u mbajtën homazhe dhe u organizua një akademi komemorative, ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, miq dhe përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se Lushaj ishte një person me energji të jashtëzakonshme:
“Ishte hiperaktiv, i përkushtuar dhe gjithmonë gati për të ndihmuar. Sot komuniteti ynë humbi një njeri të madh”, tha ai.
Kryetari i degës së OVL-UÇK-së, Isa Berisha, u shpreh se me ndarjen nga jeta të Lushajt është humbur një njeri me vlera të larta kombëtare:
“Lumni Lushaj ishte humanist dhe atdhetar i pashoq. Kontributi i tij nuk harrohet”, tha Berisha.
Edhe bashkëveprimtari Ferhat Shala e kujtoi si person me rol të rëndësishëm në periudha të ndryshme:
“Na iku bashkëluftëtari dhe bashkëpunëtori i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Lushaj la gjurmë kudo ku ishte”, theksoi ai.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Mes emocioneve, vajza e të ndjerit, Diellza, dhe vëllai i tij, Shaqa, falënderuan të pranishmit për nderimin dhe përkrahjen, duke e kujtuar si njeri human dhe familjar shembullor.
Pas akademisë, u zhvillua ceremonia e varrimit. Trupi i pajetë u bart nga ushtarët e FSK-së, ndërsa pjesëmarrja ishte e madhe – jo vetëm nga banorët e Hasit, por edhe nga shumë bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionesh nga mbarë vendi.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren