6.2 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Vetëvendosje kërkon të moskompensohen deputetët për derivate

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar kërkesën për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve.

Për këtë kërkesë të drejtuar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës që parasheh heqjen e kompensimit të deputetëve për derivate, shefja e GP nga VV, Mimoza Kusari Lila ka thënë se duhet të vendoset një tavan për shpenzimet mujore të një deputeti.

“Kompensimet për shpenzimet telefonike të zbriten 50 për qind. Të mos ketë kompensime shtesë për deputetin”, theksoi ajo.

Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti tha se kërkesa e kryetarit të Kuvendit është e paqartë.

Madje Hoti kërkoi që t’u jepet më shumë kohë Grupeve parlamentare për diskutim.

“Ka paqartësi, kjo punë nuk duhet të bëhet me eufori”, tha ai.

Deputeti i nga PDK Mërgim Lushtaku kërkesën e VV e ka quajtur një “fasadë”, pas shpërthimit të debatit për shpenzimet e deputetëve për naftën.

“Të mos biem pre për një grusht vota”, tha Lushtaku.

Kryetari i Komisionit në fund tha se nuk e ndershme që Kuvendi t’i mbikëqyrë shumë institucione, e në anën tjetër deputetët të shpenzojnë derivate pa kontrolle.

“Nuk është mirë që deputetët t’i mbikëqyrin shumë institucione për shpenzime, e në anën tjetër deputetët të shpenzojnë për derivate pa kontroll. Unë jam që të hiqen kompensimet për naftë dhe kafe”, tha ai.

Ai the se javën tjetër ky Komision do të marrë një vendim për këtë çështje.

Ndërkohë, Komisioni ka krijuar një Grup Punues prej pesë anëtarësh lidhur me Projektligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.

Më Shumë

Luan Durmishi hyn në garë për San Marinon në Eurovision 2026

Këngëtari shqiptar Luan Durmishi ka hyrë zyrtarisht në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision Song Contest 2026. Ai po merr pjesë në...

P.C Prizreni fiton ndaj New Basket 

Proton Cable Prizren ka shënuar fitore të thellë ndaj New Basket me rezultat 83:122 (16:31, 21:34, 25:36, 21:21), në një ndeshje ku mysafirët dominuan nga...

Lajmet e Fundit