16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Visar Ymeri prezantoi kandidaturën për kryetar të VV-së

visar ymeriVizioni i Lëvizjes “Vetëvendosje” mbetet i njejtë, ani pse kreu i saj po ndërrohet, tha sot Visar Ymeri, gjatë prezantimit të kandidaturës për kryetar të VV-së, planit dhe angazhimit të tij .

Forcimi i pikave dhe qendrave të Lëvizjes “Vetëvendosje” është synim prioritar i Visar Ymerit, i cili është kandidati i vetëm për kryetar i VV-së.Ymeri premtoi se do të bashkëpunojnë ne sindikatat, do të dyfishojnë kontaktin me të varfërit, do të rrisin bashkëpunimin me studentët dhe të papunët, që siç tha ai, janë forca që sjellë ndryshimin.

Zgjedhjet brenda “Vetëvendosjes” do të mbahen më 21 dhe 22 shkurt të këtij viti, ku edhe do të vendoset nëse Ymeri do të dalë në krye të saj.

Pretendenti për kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje” thotë se është gati për një sfidë të tillë.

“Më 21 dhe 22 shkurt do të vendosni nëse më doni për kryetar të Lëvizjes. Pavarësisht votës suaj, unë aktivist do të mbetem, sepse kontributi më i madh që mund të jap për Lëvizjen, si koncept dhe si organizatë është duke qenë aktivist i saj. Detyrat dhe përgjegjësitë shtesë janë në funksion të saj. E kam pranuar kandidaturën dhe mendoj se jam i gatshëm të përballem me sfidën, nëse vërtetë jam i gatshëm për një përgjegjësi të tillë do ta kuptojë nga ju”, tha Ymeri.

Ai premtoi se do të lidhen ngushtë me shtresën më të ulët të shoqërisë, që siç tha ai, qeverisja aktuale në Kosovë e ka braktisur.

“Do të jetë përgjegjësi e kësaj kryesie dhe e kryetarit që ta vazhdojë forcimin e organizatës. Forcimi i pikave dhe qendrave të Lëvizjes do të jetë synim prioritar në muajt në vijim. Lëvizjes i duhet një kryesi e re, e tillë që kapërcimin cilësor të sasisë e kthen në kapërcim sasior të sasisë. Kështu do të lidhemi me të nëpërkëmburit, me Kosovën e poshtme, me atë që e parmja nuk i do në lëvizje”, tha ai.

Ymeri tha, se do të punojnë në forcimin e bashkëpunimit dhe mardhënieve me forcat politike të shqiptarëve, me të cilat i bashkon koncepti e çështjet.

Në tubimin me qytetarë, Ymeri përmendi edhe negociatat Prishtinë-Beograd. Sipas tij, i tërë aparati shtetëror i Kosovës është i vendosur në funksion të këtyre negociatave.

“Pushtetet në Kosovë po e bëjnë pikërisht të kundërtën, po e vejnë shtetin në funksion të dialogut dhe atë në funksion të interesave të Serbisë. Kjo natyrisht që nëpërkëmbë dinjitetin e interesin publik të Kosovës dhe të popullit në të. Lëvizja “Vetëvendosje” nuk do të pajtohet kurrë me këtë nëpërkëmbje. Ne nuk do të pajtohemi dhe as nuk do të pushojmë së kundërshtuari padrejtësinë që po deponohet përmes këtyre negociatave me Serbinë. Përpjekja jonë synon t’i ndalë këto koncesione në krijim, por edhe në zbatim”, tha ai.

Ymeri tha se Republika e Kosovës duhet të jetë shtet që e vë dialogun në interesat e veta shtetërore, reciprocitetit e respektimit të dyanshëm të sovranitetit të shteteve. Por sipas tij, pushteti aktual nuk e do popullin e Kosovës.

“Koalicioni i të djathtëve në pushtet nuk e duan këtë popull, atyre nuk u pëlqen kur Kosova e poshtme lëvizë, ata e duan Kosovën e poshtme statike, të atomizuar dhe të pa zë, dhuruese e të mirave materiale e pranuese e vendimeve të tyre, të dinamikës në Kosovën e epërme. Prandaj përgjigja e tyre për secilin problem është policia, sepse duan ta mirëmbajnë këtë statikë të eskplotueshme përherë. Migrimin duan ta ndalin me polici, për këtë edhe merren vesh me Serbinë, që ta ndihmojë. Protestat duan t’i ndalin me polici, i armatosin dhe i ushqejnë mirë policët për këtë qëllim. Këta do të vazhdojnë kështu për sa kohë që janë në pushtet”, tha ai.

Por sipas Ymerit, muaji janar i këtij viti paraqiti ndryshimin. Ai tha se protestat dëshmuan se të bashkuar mund të sjellin ndryshime. E sipas tij, me numrin në rritje të qytetarëve që po e lëshojnë vendin, po rritet edhe numri i qytetarëve që po dalin në protesta.

Pretendenti për kryetar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, theksoi se tani kjo lëvizja është më e fortë se kurrë. Sipas tij, potenciali i saj organizativ dhe politik është jashtëzakonisht i madh, e krejt kjo për shkak të punës dhe angazhimit të palodhshëm që kanë treguar aktivistët, deputetët e krerët e kësaj lëvizje.

Ai foli edhe për ikjen masive të qytetarëve të Kosovës, të cilën, Ymeri e quajti shpërngulje të detyrueshme, nga shtrëngimi, e jo nga liria. Ai tha se e ardhmja e këtyre qytetarëve në asnjë mënyrë nuk mund të quhet e ardhme e mirëqenies, ani pse disa nga këta mund të gjejnë përmirësimin e jetës diku jashtë Kosovës. Sipas Ymerit, mirëqenia është e lidhur ngushtë me lirinë, që nëse nuk ka liri nuk ka as mirëqenie.

“Pushtetet në Kosovë po e bëjnë pikërisht të kundërtën, po e vejnë shtetin në funksion të dialogut dhe atë në funksion të interesave të Serbisë. Kjo natyrisht që nëpërkëmbë dinjitetin e interesin publik të Kosovës dhe të popullit në të. Lëvizja “Vetëvendosje” nuk do të pajtohet kurrë me këtë nëpërkëmbje. Ne nuk do të pajtohemi dhe as nuk do të pushojmë së kundërshtuari padrejtësinë që po deponohet përmes këtyre negociatave me Serbinë. Përpjekja jonë synon t’i ndalë këto koncesione në krijim, por edhe në zbatim”, tha Ymeri.

Më Shumë

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

Memorandum për rritje ekonomike dhe inovacion në Komunën e Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug). Ky memorandum synon të zbatohet për politikat e...

Lajmet e Fundit