14.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Vrasja e adoleshentit me ngjyrë në SHBA

vrasje ne shba ngjyraFamilja e një adoleshenti me ngjyrë, i vrarë ditët e fundit nga një oficer policie kur ishte i çarmatosur në qytetin St Luis të Shteteve të Bashkuara, ka kërkuar drejtësi për të birin.

Babai i Michael Brown, 18 vjeç, u tha gazetarëve se i biri ishte një djalë i mirë që nuk meritonte këtë fat. FBI-ja dhe divizioni për të drejtat e njeriut në Departamentin e Drejtësisë kanë hapur një hetim lidhur me ngjarjen.

Ditën e hënë, policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmat e njerëzve që protestonin në periferi të lokalitetit Ferguson.

Shefi i policisë lokale, Tom Jackson deklaroi se një grup që ishte mbledhur jashtë një dyqani të djegur u bë tejet agresiv. Anëtarët e grupit hodhën gurë në drejtim të policisë dhe prej tyre erdhën edhe të shtëna armësh zjarri, deklaroi Jacskon.

Më herët gjatë ditës, prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder deklaroi se çështja meriton një hetim gjithëpërfshirës.

Departamenti i Drejtësisë ka dërguar gjithashtu një grup hetimi në zonë. Të paktën 32 persona u arrestuan ditën e diel pas trazirave që shpërthyen si pasojë e vdekjes së 18-vjeçit Brown.

Banorët vandalizuan dyqane, automjete dhe i vunë flakën një ndërtese teksa policia përpiqej t’u bllokonte aksesin në zona të tjera të qytetit. Teksa të hënën qytetarët nisën pastrimin, shumë prej tyre u shprehën të bindur se dhuna nuk ka mbaruar me kaq.

Më Shumë

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Sot mbushen 582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës. Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, aty ku sot ndodhet memoriali i...

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të...

Lajmet e Fundit