10.4 C
Prizren
E mërkurë, 8 Janar, 2025

Vrasja e rëndë në Peqan të Suharekës, tre të akuzuar dënohen me 75 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues me 75 vite burgim ndaj tre të akuzuarve për veprat penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, dhe shtytje në vrasje të rëndë.

Përmes një komunikate për media, Gjykata bëri të ditur se ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve: M.A., F.F., dhe R.B., për shkak se të njëjtit janë fajtorë, .

Të akuzuarit M.A., dhe F.F., me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte ndërmarrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast).

Derisa, e akuzuara R.B., se në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin, me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B.

Andaj Gjykata njofton se në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.10.2016, e tutje).

Të akuzuarin F.F., (për veprën penale vrasja e rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme, dhe nga data 20.05.2019 e tutje)

Derisa, të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje).

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Kryetari i KBI-së, Valon ef. Ibrahimi vizitoi Konsullatën e Turqisë në Prizren

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, realizoi një vizitë zyrtare te Konsullata e...

Kryetari i LDK-së në Prizren, Selmanaj bashkë me kandidatët për deputetë, nisën ditën me një takim në fshatin Korishë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, bashkë me kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, filluan ditën me një...

Lajmet e Fundit