Bosch në Rahovec, premtoi mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë Robert Bosch, gjatë qëndrimit në Rahovec, i shoqëruar nga kryetari i komunës Idriz Vehapi, ka vizituar shoqatën e gruas “Hareja” dhe ka bashkëbiseduar me të rinjtë e kësaj komune.

Duke përgëzuar aktivistet e shoqatës për punën humane dhe fisnike që po bëjnë, ambasadori Bosch premtoi se ndihma e ambasadës holandeze do të vazhdojë edhe më tej.

“Ndihma për këta fëmijë dhe këto familje duhet të zgjerohet dhe të jetë më mirë e organizuar, sepse edhe ata meritojnë trajtim më të mirë”, tha Bosch.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, e ka falënderuar ambasadën dhe shtetin Holandez për ndihmën e vazhdueshme të dhënë për komunën e Rahovecit.

“Komuna e Rahovecit në vazhdimësi ka pasur përkrahje në projekte të ndryshme, projekte që kryesisht kanë të bëjnë me rini, kjo ka domethënie të madhe pasi që të investohet në rinin është një gjë shumë e mirë”, tha Vehapi.

Drejtoresha e shoqatës së gruas “Hareja”, Adelina Shabani, tha se kjo shoqatë ka zhvilluar një mori aktivitetesh në mbështetje të grave, aftësimin e tyre profesional dhe kujdesin për fëmijët me nevoja të veçanta, që është një ndihmë e madhe për familjet e tyre.

Ambasadori Bosh më pas zhvilloi një takim me disa organizata rinore të Rahovecit, me ç’rast u informua rreth gjendjes së të rinjve, perspektivës dhe papunësisë së madhe që mbretëron në këtë komunë, ku një numër i konsiderueshëm janë të rinj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejt përfundimit restaurimi i “Kazermës së Vjetër” në Prizren, do të shndërrohet në Arkiv Ndërkomunal

Restaurimi i objektit historik “Kazerma e Vjetër” në Prizren po i afrohet përfundimit, ndërsa aktualisht po punohet në detajet e fundit para funksionalizimit të...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit