11.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Shtator, 2024

Xhavit Haliti deklarohet për ftesën e Kurtit dhe Osmanit

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se partia e tij e ka pranuar letrën nga Albin Kurti e Vjosa Osmani, ku u kërkua që të takohen për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve të reja.

“Jam njoftuar qe ka ardhur një letër, dhe kam deklaruar edhe më herët që është normale kjo të ndodhë sepse fituesi i zgjedhjeve duhet të konsultohet zyrtarisht me të gjitha partitë parlamentare, të merret vesh për datën e konstituimit të Kuvendit, për zgjedhjen e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, nëse ka marrëveshje”.

“Ne e kemi marr ftesën, besoj që nesër do ta shqyrtojmë dhe t’ju informojmë lidhur me qëndrimin tonë dhe rreth asaj se çfarë duhet të bëjmë ne si parti”.

“Mendoj se është mirë që partitë të komunikojnë me njëra tjetrën, të bisedohet për të gjitha variantet për të ardhmen e vendit dhe kjo nuk duhet të jetë pengesë që ne të bisedojmë lidhur me çështjen kryesore që ka të bëjë me vendin”.

“Unë jam për bashkëpunim me të gjitha partitë politike në Kosovë”, deklaroi Haliti në Klan Kosova.

Më Shumë

Një grua raportohet e zhdukur në Malishevë

Një grua është raportuar e zhdukur në Malishevë. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se viktima është larguar nga...

Suhareka shënon fitoren e tretë radhazi, e mposht Ferizajn

Duelin e dy skuadrave që vitin e kaluar ishin në Ligën e Parë, sot e fitoi Suhareka. Kjo e fundit fitoi 0-1 ndaj Ferizajit, për të...

Lajmet e Fundit