11.7 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Ylli për ndeshjen ndaj Pejës: Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do të shkojnë për Policinë e Kosovës

Klubi kampion aktual në basketboll, Golden Eagle Ylli, ka vendosur që të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen e nesërme, ndaj Pejës, t’i dhurojë për Policinë e Kosovës. 

Paraprakisht, Fondacioni që udhëhiqet nga presidenti i klubit suharekas, Shaqir Palushi, poashtu ka vendosur që të marr përsipër sigurimin shëndetësorë për Njësitet Speciale të Policisë, për një vjet.

Fondacioni “Golden Eagle” do të paguaj 24 mijë euro për 100 pjesëtarët e NJSO, për periudhën 12 mujore.

Ndeshja Ylli – Peja, zhvillohet nesër në Suharekë, me fillim në orën 19:00, si lojë e mbetur nga xhiroja e X-të e Prince Caffe Superligës në basketboll.

Më Shumë

Vjedhje në një shkollë në Sallagrazhdë, dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur...

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

Lajmet e Fundit