Zyrtari policor i Shqipërisë futet në sherr, ndalohet nga Policia në Prizren – i sekuestrohet arma zyrtare

Një zyrtar policor i Republikës së Shqipërisë ka përfunduar mbrëmë në stacion policor në Prizren, si i dyshuar për një rast të kanosjes, ku viktimë është një shtetas kosovar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se policit 58-vjeçar i është sekuestruar arma zyrtare bashkë me një karikator dhe fishekë e po ashtu edhe kartela e identitetit e Policisë.

 

 

Ai është shoqëruar në stacion policor, ku i është nënshtruar procedurës së intervistimit nga hetuesit e Stacionit të Policisë së Kosovës në Prizren dhe më pas është njoftuar edhe zyra ndërlidhëse e Shqipërisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai të hetohet në liri për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Lajmet e Fundit