Ymeri: Mustafa, përmes farsës, po na përgatit për kompromisin mbi “Zajednicën”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar përmes faqes së tij në Facebook ndaj deklaratës së Kryeministrit Isa Mustafa, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në reagimin e tij, Ymeri ka thënë se kryeministri Mustafa, “përmes farsës së transparencës, po dëshiron të na përgatisë për kompromisin e radhës mbi Zajednicën”.

Postimi i plotë i Ymerit:

Kryeministri Isa Mustafa përmës farsës së transparencës po dëshiron të na përgatisë për kompromisin e radhës mbi Zajednicën.

Dikur thoshte se me të ardhur në pushtet do të ndërrohet qasja në bisedime, kurse sot 6 muaj pas krijimi të Qeverisë jemi dëshmitarë se e gjithë energjia Kosovës po i shkon në negociata me Serbinë e në Gjykatën Speciale të imponuar po nga Serbia.

S’duhet harruar se kompromisi mbi Zajednicën është bërë me t’u pranuar Marrëveshja e 19 Prillit, e diskutimet mbi formën e Asociacionit janë vazhdim i tij.

Më këtë qasje, Isa Mustafa do të mbahet mend si ndjekësi më besnik i politikave të PDK-së drejt krijimit të entitetit autonom serb brenda Kosovës.

Por ai duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes Zajednicës është e papranueshme.

Më Shumë

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Lajmet e Fundit