15.9 C
Prizren
E premte, 23 Maj, 2025

Zafir Berisha e fajëson presidentin Thaçi për dështimet në diplomaci

Deputeti i Kuvendit Zafir Berisha nga Nisma Social Demokrate, e ka fajësuar edhe presidentin Hashim Thaçi për dështimet e Kosovës në politikën e jashtme.

“Gjithë këtë gamë të mjegullës në raport me politikën e jashtme kohëve të fundit e ka rritur edhe ideja e presidentit, i cili me vetëdije apo pa vetëdije lidhur me korrigjimin e kufirit është futur në agjendën e logjikës politike ruso-sllave“, tha ai.

Berisha shtoi se në dështimet e Kosovës ka ndikuar edhe mungesa e strategjisë së duhur nga ana e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Ndërkaq, sa i përket Interpolit, deputeti i Nismës thotë se në këtë proces ka dështuar jo vetëm ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli por edhe tërë Kosova.

Deputeti për taksën ndaj Serbisë, deklaroi se duhet që ende të rriten masat ndaj shtetit fqinj.

“Qeveria ka marr disa masa që i mbështesim, por masat ndaj Serbisë duhet të ashpërsohen dhe të jenë në shumë dimensione dhe për qëllimin që Serbia të kuptojë se ka të bëjë me shtetin e Kosovës dhe jo provincën e saj”, shtoi Berisha.

Më Shumë

Profesori Millaku mohon se kanosi kolegen e tij

Gjatë ditës së sotme u raportua për një sherr që pretendohet të ketë ndodhur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, më saktë në Fakultetin...

Drejtori i Administratës në Prizren, Shehu akuzohet për ndikim në manipulimin e çmimeve në tender

Prokuroria Themelore, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tetë zyrtarëve të lartë për përfshirje në manipulim të tenderëve publikë dhe...

Lajmet e Fundit