9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Zafir Berisha fton organet e drejtësisë që t’i hetojnë shkeljet e “Qeverisë Muja”

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka ftuar organet e drejtësisë që të fillojnë hetimet për shkeljet që ka gjetur Auditori i Përgjithshëm në Komunën e Prizrenit.

“Organet e drejtësisë duhet të fillojnë hetimet për të gjeturat e Auditorit Përgjithshëm lidhur me keqpërdorimet në Prizren”, thotë Berisha.

Sipas tij, Auditori i Përgjithshëm ka vërtetuar të gjitha konstatimet që Nisma në Prizren, i ka adresuar në drejtim të Qeverisë së Ramadan Mujës.

“NISMA në Prizren në vazhdimësi e ka potencuar, keqpërdorimet, abuzimet dhe skandalet e panumërta që kanë ndodhur në Prizren”, shprehet ai.

“Prizreni vazhdon të qeveriset nga një kryetar i dënuar nga drejtësia për korrupsion dhe shkelje ligjore, i cili përkundër ndëshkimeve, megjithatë vazhdon të mbajë peng zhvillimin e qytetit të Prizrenit, qytet ky tashmë që është shndërruar në fatkeqësi për qytetarët”.

Berisha thotë se skandaleve të njëpasnjëshme të ‘Qeverisë Muja’, ia vë kapakun tragjedia e fundit e ndodhur para disa ditësh, e që për fat të keq ishte tragjike, për Xhenetën 3 vjeve.

“Derisa tani edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm, i cili ka konstatuar shumë shkelje e që për rezultat kanë keqpërdorimin e taksave të prizrenasve, vërteton qëndrimin tonë të vazhdueshëm, se koalicioni qeverisës në Prizren në krye me të dënuarin Muja, është pjesë e krimit të organizuar në vend”.

“Ky krim ka lënë peng integrimet euroatlantike të vendit, si dhe është bërë pengesë e liberalizimit te vizave për qytetarët e Kosovës”.

“Se kush është në qeveri në Prizren, mjafton të shihen ndërtimet pa leje dhe mbindërtimet në Zonën Historike të Prizrenit si dhe investimet e dështuara, siç është rasti i rrugës ‘Tranziti i ri’, i cili është peng i uzurpimeve, pavarësisht miliona eurove të investuara”.

“Njashtu edhe rruga në lagjen “Tabakhane”, e cila brenda një muaji ndërtohet dy herë, si dhe shumë e shumë shkelje dhe abuzime tjera”.

“Auditori Përgjithshëm mes tjerash konstaton “Përgjegjësia e Menaxhmentit dhe personave përgjegjës për Qeverisje dhe Pasqyrat Vjetore Financiare Kryetari i Komunës dhe Zyrtari Kryesor Financiar janë përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik (SNKSP)”.

“Ky kontatim është i mjaftueshëm për me kuptu përgjegjësin e kryetarit dhe varësve të tij”.

“Qytetarët e Prizrenit me të drejtë kërkojnë që kjo shkollë korruptive përfundimisht të shkojë në shtëpi dhe të njëjtit po ashtu të përballen me drejtësinë për shkeljet dhe për dëmin që u kanë shkaktuar qytetarëve, në mënyrë që krenaria tashmë e zbehur e e këtij qyteti, të kthehet në mënyrën më meritore”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Lajmet e Fundit