18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Zafir Berisha i vendosur ta nxjerrë Prizrenin nga errësira e krimit dhe korrupsionit

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha dhe ekipi i tij vazhduan takimet elektorale, në në lagjen Vll. Stavileci&Lidhja e Prizrenit, si dhe në fshatin Bregdrini me ç’rast masoviteti që u reflektua këtu ishin dëshmi e fitores së madhe që do të rezulton me 22. Tetor, duke e vendosur Zafir Berishen si të parin e qytetit të Prizrenit.

Nën prezencën masive në lagjen Vll. Stavileci&Lidhja e Prizrenit, kryetari i ardhshëm i Prizrenit, Zafir Berisha tha se “falë besimit tuaj, unë jam për të treten herë radhazi deputet në organin më të lartë të vendit siç është Parlamenti. Mirëpo, tani jemi para një sfide të re siç janë zgjedhjet komunale, me ç’rast na duhet mobilizim shtesë, sepse targeti ynë është ta nxjerrim Prizrenin nga errësira e krimit dhe korrupcionit, duke e rikthyer kështu dinjitetin e qytetarit tashmë të përbuzur skajshmërisht”.

“Jemi dëshmitar se deri tani është abuzuar me ne, deri në atë shkallë sa edhe marrja iu ka humbur, prandaj oferta e tyre mund të jetë vetëm një mashtrim i ri. Kërkoj besimin e plotë nga ju dhe të shokëve e miqve tuaj, që të dilni në zgjedhje me 22. Tetor, duke votuar nr. 31 dhe të fillojmë ndryshimin e domosdoshëm për të gjithë ne. Ne jemi këtu sot për ta fuqizuar vizionin e NISMAS Socialdemokrate, vizion ky që apelon një qeverisje pa dallim etnie, kulture e gjinie veçanërisht në Prizren, sepse vetëm kështu nuk i humbet kuptimi këtij qyteti. Andaj në emër timin dhe NISMES, kërkoj që të behemi model i një fushate elektorale demokratike dhe gjuha e urrejtjes nuk duhet të ketë vend në Prizren”, tha mes tjerash Zafir Berisha.

Ndërkaq, në fshatin Bregdrini, të pranishmit falenderuan Zafir Berishën që në vazhdimësi ka vizituar rajonin e Hasit dhe meqë sot vizita e tij është në kuadër të fushates elektorale, ne jemi kaherë të përcaktuar se vota jonë do të jetë për Zafir Berishen, ngase vetëm këtë njeri e shohim si shpresë për Prizrenin, theksuan në mënyrë unanime banorët e fshatit Bregdrini.

Kandidati për kryetar Zafir Berisha falenderoi bregdrinasit për mbështetjen e tyre, duke potencuar se tashmë NISMA në platformen e saj, i ka të specifikuara projektet konkrete për këtë lokalitet. Dhe këto projekte të arritshme për ju do të jenë ndërtimi i urës që lidh Hasin me Anadrininë, pikërisht nga fshati juaj. Ndërtimi i trotuarëve veçanërisht kilometrat rreth shkolles, rrugen Zym- Bregdrini, si dhe do të ket edhe realizime tjera, që do të shtrohen si nevojë gjatë qeverisjes time.Pjesë e këtyre takimeve ishin edhe kandidat tjerë të NISMA-s për kuvend komunal, ku njëherit kërkuan voten për ta, në mënyrë që tu ofrohet mundesia për ti sherbyer qytetarit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Shi, vranësira dhe diell

Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, ndërsa dita...

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit