Zafiri, Thaçit: Ngadal beg se ka hendek

Zafir berisha 123Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD) në Prizren, Zafir Berisha i është gëzuar koalicionit të opozitës. Ai në rrejtin social ‘Facebook’, ka ironizuar me fitoren e liderit të PDK-së, Hashim Thaçit. “Ngadal ‘Beg’ se ka hendek”, ia ka kujtuar Berisha thënien popullore Thaçit.

Partitë opozitare LDK, AAK dhe Nisma, dje kanë nënshkruar një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Sipas marrëveshjes, posti i kryeministrit të Kosovës, do t’i takojë liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, ai i zëvedëskryeministrit Nismës, ndërkaq posti i kryeparlamentarit do t’i takojë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha thotë ndërkaq, se qytetarët fatkeqësisht në zgjedhjet e 8 qershorit kanë votuar “hajdutët”.

“Qytetarët me votë kanë preferuar hajdutët, por a ia vlenë me e ndjekë preferencën e votës”? Unë personalisht kam qenë për një bllok opozitar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të goditet krimi që është instaluar në Kosovë nga Hashim Thaçi”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Sipas tij, krijimi i qeverisë nga partitët opozitare do të nxjerrë vendin nga krimi i organizuar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Lajmet e Fundit