6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Zbulohen veprat e papublikuara të Franz Kafkës, si e shkeli amanetin miku i tij

Biblioteka Kombëtare e Izraelit prezantoi një mori punimesh të papublikuara më parë të Franz Kafkës. Kjo vjen në fund të një beteje të ndërlikuar ligjore për një pjesë të pronës letrare të autorit të lindur në Pragë.

Para vdekjes së tij në 1924, Kafka ia la të gjitha veprat e tij mikut dhe botuesit Max Brod, duke e instruktuar atë që të digjte çdo dorëshkrim pa e lexuar atë. Brod e injoroi amanetin e shokut dhe vendosi ti publikonte dorëshkrimet…Ai publikoi pas vdekjes së Kafkës një seri tekstesh letrare të lidhura me autorin si psh “The Trial” dhe “The Castle”.

Autori nuk ishte shumë i njohur në kohën e tij dhe vetëm një fraksion i punëve të tij ishte botuar kur ishte gjallë. Falë përpjekjeve për botim të Brod, sidoqoftë, trashëgimia e Kafkës është një nga më të spikaturat e shekullit të 20. Vetë Brod u nda nga jeta në 1968 dhe pjesa e mbetur e dorëshkrimeve të pabotuara u mbajt nga sekretarja e tij si Esther Hoffe.

Kjo e fundit ia kaloi dorëshkrimet të bijave dhe si pasojë u ndez një betejë e gjatë ligjore mes familjes dhe autoriteteve izraelite për të drejtat mbi to. Pjesa më e madhe e letërsisë së Kafkës në fakt ka kaluar nëpër beteja të gjata burokratike.

Biblioteka Kombëtare e Izraelit fitoi të drejtat për t’i poseduar ato me një vendim gjyqi në 2016. Që atëherë ajo ka mbledhur koleksione nga vende të ndryshme dhe vetëm dy javë më parë, gjithçka u kompletua me dorëshkrimet e ardhura nga një kasafortë në Zvicër.

Më Shumë

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Deklarata e Roma-s ka bërë të qartë se Evan Ndicka nuk kishte ndonjë patologji kardiake, ndaj dhimbjet e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje i...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit