23.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Zbulohet arsyeja se pse Muriqi nuk shënoi gol qe tri ndeshje

Vedat Muriqi po kalon nëpër një mini-krizë. Sulmuesi kosovar nuk ka shënuar gol në tri ndeshjet e fundit, ndërsa presioni ka nisur të bie mbi të.

Por, kjo rënie e formës po del të mos jetë e rastësishme. Muriqi qe tetë javë po luan duke qenë i ngarkuar me tre kartonë të verdhë.

Kjo ia ka pamundësuar yllit të Fenerbahçes të luaj lirshëm dhe ta jap më të mirën e tij. Gazeta Express shkruan se Muriqi ka luajtur javëve të fundit me një kujdes shumë të shtuar me qëllim që të mos e marr kartonin e radhës i cili do t’ia pamundësonte të paraqitet në derbin e zjarrtë turk që Fenerbahçe do ta zhvillojë të dielën kundër rivalit të përbetuar, Galatasarayt.

Meqenëse ka shpëtuar pa u ndëshkuar, Muriqi do të luaj ndaj Galatasarayt dhe do të ketë mundësi të luaj hapur dhe lirshëm sepse edhe nëse ndëshkohet do të mungojë në ndeshjen tjetër. Për të e rëndësishme ka qenë të mos mungojë kundër Galatasarayt.

Muriqit i kanë munguar golat në ndeshjet me Trabzonsporin, Alanyasporin dhe ndaj Ankaragucu.

Fenerbahçe do të jetë mikpritëse e Galatasarayt të dielën që vjen, ndërsa Muriqi pritet të përdoret si armë e ekipit të tij ndaj Galatasarayt në tentim për të shënuar gola dhe fitore.

Galatasaray është i treti aktualisht në Superligën turke me 42 pikë, katër më shumë se Fenerbahçe. Kurse, Trabzonspori është i pari me 44 pikë.

Më Shumë

Çeku: Rrënimi i “Sarajit të Vjetër” nuk ishte gabim, por shkelje e rëndë me pasoja të pariparueshme për trashëgiminë e Prizrenit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për rrënimin e paligjshëm të “Sarajit të...

Nesër vazhdon seanca konsitutive e Kuvendit

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë për shkak të bllokadës trejavore, do të vazhdojë nesër (e mërkurë) nga ora...

Lajmet e Fundit