3.8 C
Prizren
E martë, 29 Nëntor, 2022

Zbulohet edicioni i rrallë i dramës së fundit të Shekspirit

Botuar më 1634, “Dy kushërinjtë fisnikë” ??(“The Two Noble Kinsmen”) është një tragjikomedi e shkruar nga dramaturgu anglez dhe John Fletcher. Teksti u gjet në një përmbledhje prej njëmbëdhjetë pjesësh të shtypura midis viteve 1630 në 1635, ruajtur në Kolegjin Mbretëror Skocez në Salamanka.

Jo rrallëherë historianët bëjnë zbulime të jashtëzakonshme, duke kërkuar perla të rralla në bibliotekat e bukura universitare të shpërndara nëpër qytetet evropiane. Në këtë vazhdë, eksperti i letërsisë John Stone ka gjetur një copëz të vërtetë perle, një botim jashtëzakonisht të rrallë të pjesës “Dy kushërinjtë fisnikë”, shkruar në bashkëpunim nga William Shakespeare dhe John Fletcher, në fillim të shekullit të 17-të, në 1613. Ky libër, të cilin koha e ka mbuluar me tisin e pluhurit, mund të jetë një kopje unike e veprës së Bard d’Avon, që ka arritur në mbretërinë e Spanjës.

Një kërkues i palodhur, John Stone zbuloi “Dy kushërinjtë fisnikë” ??(“The Two Noble Kinsmen”) krejt rastësisht, në bibliotekën e Kolegjit Mbretëror Skocez të Salamankës, një institucion katolik kastilian i themeluar në vitin 1627, në Madrid. Sipas studiuesit, vepra ishte klasifikuar në kategorinë e gabuar, pa etiketë apo referencë, në mes të rafteve kushtuar filozofisë.

Hartuar nga katër duar, nga William Shakespeare dhe John Fletcher, ndoshta rreth vitit 1613, “Dy kushërinjtë fisnikë” ??është pjesa e fundit teatrale e autorit të “Makbethit”, para se të tërhiqej në Straford-upon-Avon, ku vdiq më 23 prill 1616, në moshën 52-vjeçare. Shumica e ekspertëve veprimin e gjestit shekspirian ia atribuojnë aktet I dhe V atij, duke i rezervuar pjesët e tjera të dramës së John Fletcher-it.

Mbetet të trajtohet çështja e të kuptuarit se, si ka mbërritur ky ekzemplar, në Spanjë. Sipas hipotezave të para, të dërguara nga John Stone në BBC, vepra do të ketë bërë udhëtimin nga Mbretëria e Anglisë në Mbretërinë e Spanjës, në bagazhin e ndonjë studenti të Kolegjit Mbretëror Skocez.

“Ndoshta ka qenë ndonjë kërkesë e rektorit të institucionit, Hugh Semple, mik me Lope de Vega (1562-1635) themeluesi i të ashtuquajturës tragjikomedia “alla spanjolle”, që vepra e çmuar është shpënë në Castille. Sepse në atë periudhë, fillimi i shekullit të 17-të, dramat e Shekspirit tashmë ishin shumë të vlerësuara./Konica.al

Më Shumë

Ti nuk e di se ç’është dashuria

Poezi nga: Raymond Carver Përktheu: Fadil Bajraj (një mbrëmje me Charles Bukowskin) Ti nuk e di se ç’është dashuria tha Bukowski Jam 51 vjeç shikomë Jam i dashuruar në...

Ligji për paga do të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit në gazetën zyrtare

Ligji për paga, i miratuar të mërkurën në Qeverinë e Kosovës, do të hyjë në fuqi vetëm një muaj pas publikimit në gazetën zyrtare,...

Lajmet e Fundit