Zbulohet ftesa e dasmës së Kim dhe Kanye

KeneyWest-KimKardashian1127Kim Kardashian dhe Kanye West kanë zbuluar ftesën e dasmës së tyre që do të mbahet me 24 maj të këtij viti. Një ftesë e thjeshtë, ku shkruhet me ngjyrë ari: “Kërkohet të na nderoni me prezencën tuaj në dasmën e Kim Kardashian dhe Kanye West”.

Përpara ceremonisë së dasmës ata i kanë ftuar të gjithë miqtë e tyre të marrin pjesë në një mbrëmje kokteji më 23 maj në orën 18:00 në Paris.

Dasma e Kim dhe Kanye do të zhvillohet në kryeqytetin e Francës, Paris, por nuk jepen detaje më të hollësishme për vendndodhjen e saktë.

Lista e të ftuarve mbetet sekret, por duhet të shikojmë nëse do jenë të pranishëm Jay Z dhe Beyonce sepse Jay Z njihet si mik dhe bashkëpunëtor shumë i afërt i Kanye, pavarësisht faktit që Beyonce nuk ka simpati të madhe për yllin e Reality Show Kim Kardashian.
Ndryshe nga dasma e fundit e Kim, lista e të ftuarve është thënë se do jetë relativisht e përmbajtur, rreth 100 persona.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit